Jasharaj i përgjigjet Kurtit: Po bën deklarata bajate, ai e di që aty ka të punësuar edhe nga VV-ja
Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 25 September 2022
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj i është përgjigjur Kryeministrit pas deklaratës ku i quajti Këshillin Grevist dhe Sindikatën e Arsimit “sindikalistët të PAN-it”, duke thënë se Kurti në vend se të angazhohet të ofrojë një ofertë të pranueshme ai po vazhdon të përsëris këto deklarata të pa argumentuara.
Jasharaj tha se këto deklarata të Kryeministrit Kurti nuk japin rezultat pozitiv dhe nuk e qetësojnë situatën.
“Nuk është hera e parë që në vend se të angazhohet të ofroj ofertë të pranueshme me kerkesën legjitime të të punsuarve në arsim, ai vazhdon të përsis këto deklarata të pa argumentatuara dhe të pa bazuara që nuk japin rezultat pozitiv dhe që nuk qetësojnë situatën”, tha fillmisht kryetari i SBASHK-ut.
Tutje Jasharaj tha se me këto deklarata ai po lëndon edhe votuesit e tij, pasi të punësuar në sektorin e arsimit dhe ata të shërbimit civil ka edhe nga partij që ai drejton, Vetëvendosje.
“Ai po i lëndon edhe ata që janë votues të VV-së sepse të punësuarit në sektorin e arsimit dhe ata të sherbimit civil janë edhe të VV-së, e partive të tjera”, shtoi Jasharaj teksa tha se Kurti dhe Qeveria duhet të ofrojnë një ofertë që të ishte e pranueshme, e jo të siç thotë ai të bëjë “deklarata bajate”.
“Në vend të këtyre deklaratave që nuk janë për qëllim të mirë, Kurti dhe Qeveria e tij duhet të ulen dhe të ofrojnë një ofertë që duhet të ishte e pranuar. Nuk e di qëllimin e këtyre deklaratave, por nuk është qellim për të ulur tensionet dhe për të reklaksuar situatën, deklarata të bëra bajat”, tha kryetari i SBASHK-ut për Reporteri.net.
Sa i përket propozimit të ish-ministres së Arsimit, njëherit deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit, që të pranojnë ofertën për shtesën prej 50 eurove deri në implementimin e Ligjit të Pagave, Rrahman Jasharaj e vlerëson si qëllim e mirë të çdo deputeti idetë apo propozimet, por që sipas tij kjo “nuk është diçka e re”.
“SBASHK dhe Shërbyesit Civil vlerësojnë çdo angazhim të deputetëve, mirëpo kjo nuk është diçka e re. Qeveria s’ka ofruar diëka të re. E falënderoj z. Bajrami për propozimin por pa pasur diçka të re nuk do të ketë ndryshim vendimi”, përfundoi Jasharaj.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































