Lajme

Jasharaj: Greva, fatkeqësisht, do të vazhdojë

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 05 September 2022

Edhe përkundër kërkesës se përfaqësuesve të institucioneve as sot nuk do të filloj viti i ri shkollor 2022-23 si pasojë e grevës e cila ka filluar që nga data 25 gusht. Drejtues të sindikatës se Arsimit kanë bërë të ditur se greva nuk do të ndërpritet deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e Qeverisë.

Ka hyrë në javën e dytë greva në arsim dhe si pasojë është shtyrë fillimi i viti të ri shkollor 2022-23. Kryetari i Sindikatës se Arsimit, Rrahman Jasharaj tha për Radio Kosovën se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.

“Bazuar në komunikimin që kemi pasur me anëtarësinë përfundimi është që greva fatkeqësisht do të vazhdojë. Greva do të vazhdojë deri sa qeveria të ulët të bisedoj me sindikatat për kërkesat e tyre”, tha ai.

-Advertisement-

Ndërkaq, sa i përket pakos se prezantuar nga kryeministri Albin Kurti, Jasharaj tha se anëtarësia e ka mirëpritur, por kërkesat e sindikatave janë që të ketë dialog me Qeverinë, për ndarjen e 100 eurove për të gjithë zyrtaret publike deri në miratimin e Ligjit për Paga.

“Pakon e prezantuar nga qeveria anëtarësia jonë e ka përkrah në mënyrë që të ju ndihmohet të gjithëve, por e ka konsideruar se nuk është angazhim për realizimin e kërkesave tona. Ne kërkojmë dialog dhe shtesën prej 100 euro deri në miratimin e Ligjit për Paga, nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse”, shtoi Jasharaj.

E, thirrje për fillimin e vitit të ri shkollor kanë bërë drejtues të institucioneve dhe përfaqësues të prindërve dhe nxënësve. Në lidhje me këtë presidentja Vjosa Osmani ka takuar përfaqësues të SBASHK-ut, Këshillit të Prindërve dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës. Përveç SBASHK-ut, të gjithë kanë kërkuar që të hënën, me 5 shtator, të filloi procesi mësimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera