Jasharaj: Ende nxënësit s’janë pajisur me tekste shkollore
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 22 October 2023
Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga vendimi i Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen e më pastaj të kompensohen, ka bërë që shumë nxënës të mbesin pa tekste shkollore.
Kështu ka thënë për Ekonomia Online, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.
Kreu i SBAShK-ut ka theksuar se vendimi i MASHTI-t për tekste është i gabuar, teksa dyshon se kjo po bëhet me tendencë nga Qeveria Kurti.Duke folur për këtë vendim, Jasharaj ka deklaruar se problemi më i madh me furnizim është nga klasa gjashtë deri tek e nënta.
“Nga raportet që i kemi ne, kjo çështje nuk është përmbyllur as deri në momentin që po flas. Ka furnizim me tekste mirëpo jo në tersi të nxënësve dhe fatkeqësisht kemi nxënës ende nëpër klasa që nuk kanë fare tekste dhe një pjesë tjetër e nxënësve që i kanë pjesërisht tekstet. Problemi më i madh është krijuar veçmas me klasën 6-9 ngase tekstet e përdoruara vitin e kaluar kanë qenë të dëmtuara shumë, e një pjesë nuk janë kthyer fare nga nxënësit paraprak”, ka thënë Jasharaj.
Problem me furnizim sipas kryesindikalistit po ndodh te familjet me asistencë sociale. Me këtë rast, Jasharaj ka përmendur edhe një rast kur libraritë kanë kushtëzuar qytetarët që “nëse e dëshiron fletoren e punës së re duhet ta blesh edhe librin bazik”.“Fletoret e punës kanë qenë tepër të dëmtuara dhe nuk janë të përdorshme dhe kjo ka bërë që mësimdhënësit të ndihën keq për nxënësit të cilët fatkeqësisht na vijnë sidomos nga familjet me gjendje të rënduar ekonomike dhe prindërit e tyre nuk kanë pasur mundësi t’u blejnë fletoret e reja. Sipas informatave tona, uroj që të mos jetë e saktë, kur libraritë kanë paraqit kushte që ‘nëse e dëshiron fletoren e punës të re duhet ta blesh edhe librin bazik’. Pra uroj që ministrja Nagavci të ketë mësuar nga ky vit shkollor dhe të mos e përdor këtë vendim por të vendoset sikur herëve të kaluara madje duke ditur qe tekstet janë të dëmtuara shumë uroj që vitin e ardhshëm të kemi tekste të nga 1 deri 9 falas dhe jo në librari por të paguhen me kohë obligimet që i ka MASHT-I”, u shpreh Jasharaj.
Duke folur për kushtet që i kanë mësimdhënësit, Jasharaj dyshon se kjo po bëhet qëllimisht nga ekzekutivi. Këtë e bazon në kundërshtitë që kanë hasur kohëve të fundit,transmeton Klankosova.tv.
“Qeveria edhe qeveritë e kaluara e kanë pasur zë të madh në fushata se arsimin e kanë prioritet, populli mbase ka pritur më shumë nga Qeveria Kurti e cila ka pasur fjalë të mëdha të ndryshimeve por e them me plotë gojën se kjo Qeveri ka dështuar në arsim. Është pritur shumë më tepër janë fol shumë çerdhe, janë përmendur fonde të caktuara që do t’i ndahen arsimit por arsimi me shkumës dhe shpuzë. Beteja nuk do të jetë shumë e suksesshme dhe pastaj sikur bëhet me qëllim kjo që të mos kemi rezultate që në PISA të dalim prapë dobët në mënyrë që të çelet atyre t’i shajnë vetëm mësuesit dhe duke i sharë mësuesit ne kemi arritur në një pozitë çfarë e kemi edhe në shkollat tona një mungesë të madhe të disiplinës dhe gradualisht shteti ka arritur ta zverdhë ta dëmtojë publikisht figurën e mësuesit që nuk ish dashur të bëhet”, u shpreh tutje Jasharaj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...