Jasharaj e fton Kurtin të garojë për kryetar të SBASHK-ut: Ia bëj përhajr nëse anëtarësia e voton
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 18 December 2021
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, e vlerëson të gabuar qasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti karshi sindikatave në Kosovë. Ai thotë se Kurti nuk duhet të ndërhyjë në sindikata, derisa potencon se i njëjti ka shumë punë për të bërë në qeveri për të përmirësuar kushtet e punës për mësimdhënësit.
Mirëpo, Jasharaj shprehet se nëse kryeministrit i duket atraktive sindikata ka të drejtë të anëtarësohet në SBASHK, e më pas thotë se e fiton të drejtën të jetë edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet që pritet të mbahen në muajin prill.
“Nëse aq shumë i duket atraktive sindikata ka të drejtë të anëtarësohet në SBASHK, pastaj e fiton të drejtën të kandidohet, do të jetë kundërkandidat i imi, nëse anëtarësia e voton unë ia bëj ‘përhajër’ e atëherë le ta udhëheq edhe qeverinë edhe sindikatën. Do të jetë rasti unik që një kryeministër po i udhëheq edhe sindikatat. Në të kundërtën, le ta udhëheq qeverinë, ne nuk i përzihemi dhe asnjëherë nuk kemi tendenca për të krijuar probleme të mëdha”, tha Jasharaj.
Kreu i SBASHK-ut thotë se asnjëherë nuk do të jap dorëheqje nga posti që e mban për shkak të kritikave që i merr nga ana e qeverisë.
Jasharaj thotë se aktin e dorëheqjes do ta ndërmarrë vetëm nëse këtë ia kërkon anëtarësia, por sipas tij, anëtarësia kërkon të kundërtën, pikërisht që të vazhdojë të drejtojë sindikatën edhe për një mandat tjetër.
“Asnjëherë nuk do të jap dorëheqje pse e kërkon qeveria e për kërkesa të qeverisë, dorëheqja ime do të jetë publike nëse për këtë thotë anëtarësia. Prilli po vjen dhe thash nga takimet që i kemi me nivelet komunale unë e kam përkrahjen e plotë pa bërë fushatë dhe këtë përkrahje, këtë besim të tyre do ta mbaj dhe do ta realizoj”, tha Jasharaj.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës adresoi kritika tek krerët e sindikatave në Kosovë, duke thënë se janë edhe ata fajtorë për gjendjen në arsim e shëndetësi. Këto kritika vijnë pas paralajmërimit që sindikata të ndryshme kanë bërë për protesta e greva, me kërkesën që të miratohet Ligji i pagave.
Për këtë, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se kryeministri nuk ka nevojë të kritikojë atë dhe SBASHK-un, por duhet të marrë veprime konkrete për të ndryshuar gjendjen në arsim.
“Kurti me deklaratat e tij del sikur nuk ka jetuar në Kosovë, këtë gjendje nuk e kemi lëvduar, por gjendja është e tillë, ne kemi pritur se do të ketë ndryshime pozitive por nuk ka, nuk ka as shenja, shkëndija shprese se diçka në arsim do të ndryshojë… Nëse shkollat janë keq, kryeministri nuk ka nevojë të dalë e të më kritikojë mua dhe SBASHK-un, por të merr veprime konkrete, në qeveri të ndajë mjete konkrete dedikuar për çështje konkrete. Të ndajë mjete për laptop, por t’ju drejtohet edhe vendeve mike që nuk përtojnë të na ndihmojnë që edhe ata të ndihmojnë me disa laptopë, të kemi projektor, të kemi sapunë, sepse ka edhe shkolla që nuk kanë as ujë të pijshëm dhe këtë duhet ta dijë kryeministri”, thotë ai.
Jasharaj i përgjigjet kryeministrit Kurti edhe sa i përket marrëveshjes që kishin bërë në vitin 2017 me PAN-in, për çka thotë se edhe Lëvizjes Vetëvendosje i kishin dërguar kërkesë për të firmosur një marrëveshje të tillë, por që nuk kishin marrë përgjigje.
“I kemi bërë kërkesë të njëjtë të gjitha subjekteve politike që po garonin për ta marrë pushtetin, për ta udhëhequr Kosovën, i kemi dërguar letër të njëjtë LDK-së, LVV-së, Aleancës pastaj që u bënë PAN, Nismës, madje ju kemi dërguar letër edhe partive të komunitetit turk dhe boshnjak… Të gjithëve ju kemi dërguar letra, kemi marrë përgjigje vetëm nga PAN-i atëherë dhe do të ishte jonjerëzore t’i themi PAN-it ‘valla të tjerët nuk po duan nuk po vijmë as tek ju’. Ne kemi pritur që të gjithë do ta pranojnë këtë kërkesë tonën. Ne ishim ngopur me deklarata pompoze nëpër fushata që arsimin e bënin më të zhvilluarin, që do të kujdeseshin për kërkesat tona, por kur kryheshin fushatat ata thoshin e kemi thënë në emocione. Kur e kishim nënshkrimin, po ju garantoj edhe kryeministri Haradinaj edhe z.Veseli i kishin ra pishman pse e nënshkruam, sepse ne në çdo takim ne shkonim me atë marrëveshje”, thotë ai.
Jasharaj thotë se kryeministri Kurti çdo kërkesë të sindikatave po e merr si personale, për çka shprehet se Kurti duhet ta dijë se me sindikatat duhet të bisedohet dhe jo të gjuajë me fjalë nga larg. /KP
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...