Lajme

Jasharaj: Bytyqi vendosi prapa shpinës për orët mësimore – pa vendimin e gjykatës asnjë orë nuk do të zëvendësohet

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 01 March 2019

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari është shprehur i zhgënjyer me vendimin e MASHT-it për zëvendësimin e orëve të humbura të mësimit gjatë grevës së mësimdhënësve, përcjell inFokus.

Jashari, në emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë gjatë takimit që kanë pasur me Ministrin e Arsimit dhe që e pranishme ishte edhe një zyrtare ndërkombëtare asnjë fjalë nuk është përmendur për zëvendësimin eventual të orëve mësimore.

“Neve na habiti shumë rasti pasi ne kishim takim me ministrin Bytyqi ku ishte e pranishme edhe zonja Drejtoreshë e Përgjithshme e Edukimit Internacional për Evropën. Asnjë fjalë nuk është thënë për zëvendësimin e orëve. Pikërisht atë ditë doli Ministri me vendim për kompensim të orëve”.

-Advertisement-

“…Është vendim i njëanshëm pa konsultim me SBASHK-un, dhe së dyti është vendim në kundërshtim me ligjin pasi me Ligjin e grevave nuk parashihen të zëvendësohen orët e humbura mësimore”.

Kryetari i SBASHK-ut ka thënë se Ministri i Arsimit është dashur t’u drejtohej me lutje mësimdhënësve nëse kanë mundësi të zëvendësojnë orët, e jo të vendos diktat.

“Po të ishim konsultuar, do t’i kishim thënë Ministrit që ai duhej t’u drejtohej mësimdhënësve me lutje nëse ata do të gjejnë mundësi dhe gatishmëri për të zëvendësuar orët pasi Ligji për grevat nuk parasheh zëvendësimin e orëve”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Jasharaj ka theksuar se pa sjellë vendimin gjykata, asnjë orë mësimore siç ka propozuar Bytyqi nuk do të zëvendësohet.

“Deri në momentin kur gjykata sjellë verdiktin meritor orët nuk do të mbahen ashtu siç ka propozuar ministri Bytyqi. Për më tepër është e keçja e madhe që t’u mohohet pushimi pranveror fëmijëve, që nuk e kemi zbuluar ne por është në nivel të Evropës”, tha ndër të tjera Rrahman Jasharaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera