Lajme

Jasha Ramush jasha!

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 29 January 2020

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë, ende edhe pas një muaji që kanë kaluar festat e fundvitit ka vendosur që të falenderojë për urimet e marra në këto festa nga homologë të tij presidente e zëvendës presidentë të shteteve të tjera.

Haradinaj në një status në facebook ka falënderuar ata për urimet për festat e fundvitit dhe ka thënë se është ndjenjë e veçantë që këto vende mike po i fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet me Kosovën.

“I nderuar jashtëzakonisht që të pranoj urime për festat e fundvitit nga kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis, kryeministri dhe zëvendëspresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammad Bin Rashid Al Maktoum, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryeministrja e Belgjikës, Sophie Ëilmes, ish- kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç. Ndjenjë e veçantë që këto vende mike po i fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën, po e mbështesin perspektivën e vendit, me synimin e përbashkët në tejkalimin e sfidave që na përcjellin në të ardhmen.Faleminderit për urimet”, shkruan Haradinaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera