Lajme

Japonia vazhdon me fushatat e vaksinimit, deri tani 64.3% e popullsisë e vaksinuar me dy doza

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 13 October 2021

Japonia vazhdon me fushatën intensive të vaksinimit. Sipas autoriteteve Japonia deri tani ka arritur të vaksinojë 64.3% të popullsisë me dy dozat kundër Covid-19.

Deri më 11 tetor, afërsisht 93,1 milionë qytetarë, që korrespondon me 73,6 për qind të popullsisë së vendit, janë vaksinuar kundër virusit. Vaksinimi me dozë të dyfishtë është përfunduar tek afërsisht 81,4 milionë njerëz, që korrespondon me 64,3 për qind të popullsisë.

Ndërkaq, 90,9 për qind e qytetarëve të moshës 65 vjeç e më lart janë vaksinuar me një dozë, kurse 89,8 për qind me dy doza. Qeveria japoneze synon të përfundojë vaksinimin vullnetar të qytetarëve deri në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.

-Advertisement-

Japonia, me një popullsi prej 126 milionë banorë, fushatën e vaksinimit e filloi në shkurt 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera