Lajme

Japonia pritet të hapë Ambasadë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 19 March 2018

Kosovës shumë shpejt do t’i shtohet edhe një ambasadë e huaj. Kësaj radhe, shteti që do të hapë ambasadë në Kosovë është Japonia.

Kështu ka bërë të ditur Ambasadori i Japonisë në Austri, Kiyoshi Koinuma në takim me Ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxhën.

Ambasadori Koinuma tha se me hapjen e kësaj ambasade bashkëpunimi mes Kosovës e Japonisë do të bëhet edhe më i rëndësishëm, shkruan Infokusi.

-Advertisement-

Ndërkaq, Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së, reformat juridike, ekonomike si dhe sundimin e ligjit.

“Përkrahja që i vjen vendit tonë nga Japonia, është shumë e vlershme për vendin tonë, ngase, mbështesin fuqishëm procesin integrues evropian, në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe Agjendën Evropiane të Reformave”, tha Hoxha.

Ambasadori Koinuma vlerësoi zhvillimet dhe proceset pozitive në vend, në veçanti reformat të cilat do të jenë thelbësore në lëvizjen përpara të procesit integrues, fuqizimin e sundimit të ligjit si dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. /INFOKUSI.COM/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera