Japonia në këmbë/ Vendi në garë me kohën për të shpëtuar të mbijetuar pas tërmeteve të fuqishme
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 03 January 2024
Punëtorët e shpëtimit kanë vazhduar të mërkurën përpjekjet e tyre për të shpëtuar të mbijetuar të bllokuar nën rrënoja, para se të nisë moti i ftohtë dhe reshjet e shiut, përderisa kryeministri japonez tha se shteti është në garë me kohën pasi tërmete të fuqishme goditën perëndimin e shtetit, duke vrarë 62 persona. Dhjetëra persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesat e rrëzuara.
Prefektura e Ishikavas dhe zonat përreth u goditën nga një tërmet prej 4.9 ballësh mëngjesin e së hënës – një prej dhjetëra dridhjeve pasuese të tokës pas tërmetit të së hënës prej 7.6 shkallësh të Rihterit, me epiqendër në Ishikava.
Tërmeti i fuqishëm i së hënës nxiti autoritetet të lëshojnë paralajmërime për cunami, ndërkaq në disa vende valët e detit arritën deri në një metër.
Ekspertët kanë thënë se 72 orët e para janë kritike sepse pas tri ditësh mundësitë për mbijetesë veniten.
“Më shumë se 40 orë kanë kaluar. Kjo është garë me kohën dhe mendoj se ne jemi në një moment kritik”, tha për gazetarët kryeministri japonez, Fumio Kishida.
“Ne kemi pranuar raporte se shumë njerëz ende po presin që të shpëtohen pasi gjenden nën rrënojat e ndërtesave të shembura”.Autoritetet në Noto, ku ishte epiqendra e tërmetit, po përballen me vështirësi pasi nuk po mund të arrijnë në disa komunitete për të shpëtuar të mbijetuarit.
Në disa zona vazhdon të mos ketë ujë, rrymë dhe shërbime të telefonisë mobile.
Meteorologët kanë paralajmëruar se do të ketë shira të rrëmbyeshëm në Ishikava, duke shtuar shqetësimet se mund të ketë rrëshqitje të dheut dhe të ketë dëme edhe më të mëdha në ndërtesat që janë buzë shembjes. Temperaturat gjatë natës pritet të jenë rreth 4 gradë Celsius.
Sipas autoriteteve në Ishikava, 29 viktima janë regjistruar në qytetin Vajima dhe 22 të tjerë në Suzu. Njëmbëdhjetë vdekje të raportuara ende presin të konfirmohen nga autoritetet në Vajima, që nënkupton se numri i përgjithshëm i viktimave ka të ngjarë të arrijë në 64. Po ashtu, dhjetëra persona kanë pësuar lëndime serioze.
Autoritetet në Ishikava po ashtu u kanë bërë thirrje banorëve që të vendosin maska dhe të lajnë duart me sapunë me qëllim që të parandalohet përhapja e ndonjë sëmundjeje ngjitëse, pasi që të evakuuarit gjenden së bashku në qendra të strehimit.Zyrtarët japonezë kanë paralajmëruar se ka gjasa që shteti të goditet nga tërmete edhe më të fuqishme.
Japonia shpesh goditet nga tërmetet sepse gjendet përgjatë asaj që njihet si “Unaza e Zjarrit”, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit.
Një tërmet i fuqishëm, i pasuar nga një cunami në marsin e vitit 2011, shkaktoi shtrirje e tre reaktorëve dhe lirimin e një sasie të madhe të rrezatimit në një central bërthamor në verilindje të Japonisë./ REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...