Lajme

Japonia me pulla postare për xhudistët kosovarë

Autori: Gazeta inFokus 09:12 | 14 February 2020

Përveç sukseseve të mëdha që po i korrin nëpër gara ndërkombëtare, xhudistëve kosovarë tani u janë kushtuar edhe pulla postare nga një shtet mik i Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Shteti i Japonisë ka dizajnuar pulla postare me xhudistët kosovarë, si shenjë miqësie me Kosovën, dhe suksesin e treguar në këtë sport.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, nw njw postim nw facebook.

“Tani kemi edhe pulla postare që kremtojnë miqësinë e Kosovës me Japoninë dhe me qytetin Sanxho, si pjesë e bashkëpunimit me qytetin mikpritës për @Tokyo2020. Falenderime @JapanPostHD_PR & Kryetarit @kunisadaisato”, ka shkruar Malazogu. /Gazeta inFokus/

Të tjera