Lajme

Japonia furnizon Kosovën me pajisje mjekësore në vlerë mbi 800 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 22 June 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar pajisje mjekësore nga Qeveria e Japonisë për ndërtimin e kapaciteteve kundër Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

Në njoftim bëhet e ditur se këto pajisje mjekësore kapin vlerën e 810,000 eurove.

“Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, z. Arben VITIA dhe I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori OGASAËARA”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë ata që na kanë qëndruar pranë, siç është populli japonez dhe qeveria e Japonisë. Në përpjekjet tona përgjatë këtyre 15 muajve, ja kemi dalur t’i përgjigjemi situatës falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët nuk u dorëzuan, në shërbim të shëndetit publik.

Mitsunori OGASAËARA theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor

Pajisjet e dhuruara janë  7 monitorë shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile.

Këto pajisje do të shpërndahen nga sot në spitalet e përgjithshme dhe klinikat e ShSKUK-së. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera