Lajme

Japonezët e interesuar për bashkëpunim ekonomik me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 23 October 2018

Japonia ka interes të jashtëzakonshëm për bashkëpunim ekonomik me Kosovën.

Kështu është shprehur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pas një takimi që ka pasur me ambasadorin e Japonisë në Vienë, Kiyoshi Koinuma, shkruan gazeta inFokus.

Rukiqi po ashtu ka njoftuar se vitin tjetër Oda Ekonomike e Kosovës do të organizoj një numër të caktuar të aktiviteteve të rëndësishme së bashku me Qeverinë dhe bizneset japoneze.

-Advertisement-

“I nderuar me ftesen per darke ne rezidencen e mikut tim, Ambasadorit te Japonise ne Viene, z. Koinuma, cili mbulon edhe Kosoven. Japonia, ekonomia e trete me e fuqishmë në bote, ka interes te jashtezakonshem per bashkepunim ekonomik me Kosoven. Vitin tjeter, OEK do te organizoj nje numer te caktuar te aktiviteteve te rendesishme, bashke me Qeverine dhe bizneset japoneze”, ka thënë Berat Rukiqi. / Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera