Sport

Japonezët e entuziazmuar: Me flamuj të Kosovës këndojnë këngën ‘Jemi Dardanët, jemi Kosova’

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 07 July 2021

Kanë mbetur edhe rreth dy javë deri në fillimin e Lojërave Olimpike ‘Tokyo 2020’, ku Kosova do të përfaqësohet me disa atletë, shkruan Gazeta inFokus.

Vëmendja më e madhe pritet të jetë në Xhudo, ku xhudistët kosovar kanë shanse të mira për tu kthyer nga Japonia me medalje.

Tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit për nisjen e këtyre lojërave dhe një grup japonez që do të përkujdeset për sportistët kosovar me flamuj të Kosovës kanë kënduar këngën ‘Jemi Dardanët, jemi Kosova’.

-Advertisement-

Më poshtë keni videon e publikuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në faqen zyrtare në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera