Lajme

Japin dorëheqjen 2 këshilltarë të Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 05 July 2017

Dy këshilltarë të Ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj kanë dhënë dorëheqjen për shkaqe famijare, siç ata kanë argumentuar.

Aleks Hajdari dhe Muhamet Rrumbullaku, që të dy ish-zyrtarë të lartë policie u zgjodhën në stafin e ngushtë nga vetë ministri i Brendshëm Demiraj.

Pas këtyre dy dorëheqjeve ministrit teknik, Dritan Demiraj i ngelen në kabinet dhe katër këshilltarë të tjerë së bashku me shefin e kabinetit, që të gjithë ata të emëruar në këto detyra menjëherë pas marrëveshjes së 18 majit.

-Advertisement-

Mësohet se pas përfundimit të raportit për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, priten dorëheqjet e zëvendës kryeministres dhe të katër ministrave teknikë dhe se qeveria “Rama” do të vazhdojë t’i drejtojë këto dikastere me zëvendës ministrat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera