Sport

Januzaj thotë se është belg, e jo kosovar

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 18 June 2018

Duket se Januzaj as nuk dëshiron të dëgjojë për Kosovën, thotë se është belg, e jo kosovar.

Adnan Januzaj ka bërë të ditur se zgjodhi të përfaqësojë Belgjikën sepse e ndjen vetën si belg, duke harruar krejtësisht t’i tregojë gazetarit që ka prejardhjen nga Kosova.

Januzaj, që dikur ishte pjesë e Man United, ishte raportuar se mund ta përfaqësojë Anglinë, por asnjëherë nuk ka marrë ftesë nga Tre Luanat, ndërsa ftesë të tillë ka pranuar disa herë nga Kosova, por menjëherë është përgjigjur me JO.

-Advertisement-

I pyetur nëse kanë tentuar “Tre Luanët” ta marrin, ai u përgjigj: “Nuk e di, kjo i takon të kaluarës”.

“Por, unë kam lindur në Belgjikë dhe jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje”, shtoi Januzaj.

Pavarësisht se Januzaj u injorua keq nga Belgjika për disa vite, ai asnjëherë nuk mori guximin t’i thotë PO Kosovës dhe tani haptazi nuk tregon edhe prejardhjen, thotë se është belg.

Januzaj më pas foli edhe për ndeshjen me Panamanë të hënën e vlefshme për Grupin G, që shihen favorit të padiskutueshëm në letër, por ka kujtuar ngecjet e Spanjës, Argjentinës, Gjermanisë e Brazilit.

“Edhe ekipet e mëdha janë duke pasur vështirësi që të fitojnë në këtë Botëror – shpesh diferenca është bërë në 20 minutat e fundit”, theksoi Januzaj.

“Shpresoj se mund ta ndihmojë ekipin. Dua ta bëj këtë në mënyrën më të mirë të mundshme – jemi këtu për të fituar”.

Januzaj ishte pjesë e Manchester United për pesë sezone, që nga viti 2012, dy prej të cilave i kaloi në formë huazimi te Sunderlandi dhe Borussia Dortmundi, para se të shitet krejtësisht vitin e kaluar te Real Sociedadi në Spanjë, aty ku ka bërë 35 paraqitje sezonin e kaluar, teksa ka shënuar katër gola.

Belgjika do të nisë aventurën në Botëror sot me Panamanë nga ora 17:00, sfidë e vlefshme për Grupin G, por Januzaj nuk pritet të luajë nga fillimi, teksa vështirë se mund të inkuadrohet edhe në pjesën e dytë, duke parë bankën e pasur që ka Roberto Martinez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera