Janjiq: Vuçiq e ka ditur për sulmin në Banjskë, ose do të bashkëpunojë ose përfundon si Millosheviqi
Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 30 October 2023
Kryetari i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se bisedimet mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me liderët evropianë në Bruksel, megjithëse përfunduan pa marrëveshje, në një farë mënyre treguan një ndryshim në metodologjinë e punës dhe formatin de facto, sepse tashmë janë harmonizuar mesazhet e evropianëve, amerikanëve dhe britanikëve.
“KUINT-i ka ndihmuar, ka asistuar, mirëpo tani KUINT-i është përfshirë drejtpërdrejt, që do të thotë se ata (Londra, Uashingtoni dhe Brukseli) arrijnë një mesazh dhe e dërgojnë atë me një zë. Më parë, ishte, Gjermania dërgonte një mesazh, Mogherini një tjetër, një të tretë…, kështu bëhej edhe në kohën e Catherine Ashton. Kur vjen një mesazh, kjo është eksperiencë jo vetëm e Ballkanit, atëherë këta, le te themi lojtarët e rinj siç janë këta të tonët në raport me këtë, përshtaten dhe nuk kane vend për manovrim”, ka thënë Janjiqi.
Ai thotë se ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit janë “kolateral i politikave të gabuara”.
“Do ta përsëris atë që thashë po atë natë kur Vuçiqi doli me këtë tregim. Nëse ai nuk e dinte, është edhe më keq. Kjo do të thotë se ai nuk është në nivel të jetë president i vendit dhe të kontrollojë procesin. Dhe nëse ai e dinte dhe nuk e pengoi këtë, atëherë ai ka përgjegjësi dhe, nëse ai e dinte ose ka marrë pjesë pjesërisht, gjë që është e vërtetë, atëherë sigurisht që ai tani po udhëheq këtë politikë – ju keni dy opsione, njëra është një politikë për të qoni inat si Dodiku dhe në fund do t’ua marrin të drejtat civile dhe të gjitha. Këtë ka bërë edhe Millosheviqi, të bombardoheni dhe të gjykoheni në ndonjë mekanizëm të posaçëm ose një mundësi tjetër, në të cilën, siç duket Beogradi po shkon shumë ngadalë – bashkëpunimi”, ka thënë Janjiq
Sipas tij, qëllimi i aksionit në Banjskë ka qenë planifikimi i kryengritjes, i cili u pengua.
“Të presim gjykimin dhe do të shihet se plani ka qenë ndezja e një zjarri të vogël, përhapja e tij dhe ruajtja sa më e tensionuar e situatës së sigurisë në veri dhe pastaj negocimi për ndryshimin e kufijve”, ka thënë Janjiq.
Janjiqi beson se gjykimi i pjesëmarrësve në rastin Banjskë do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Beograd me monitorim të EULEX-it.
“Do të bëhet në Beograd. Monitorimi do të bëhet nga EULEX-i, por ambasadat e EULEX-it do t’i raportojnë autoriteteve të Kosovës dhe do t’i transferojnë dokumentet, dhe vëzhguesit do të jenë nga të gjitha vendet e KUINT-it. Ky është vetëm një detaj, ajo çfarë është më me rëndësi këtu është parandalimi që diçka e tillë mos e përsëritni më”, ka përfunduar Dushan Janjiq.
Duke komentuar mënyrën e evakuimit të një grupi të serbëve të armatosur, të cilët, sipas pretendimeve të kryeministrit Albin Kurti në atë kohë, ishin të rrethuar nga policët e Kosovës, Janjiq thotë se është e qartë se evakuimi i tyre është dakorduar me KFOR-in.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...