Lajme

Janjiq: Vetëmenaxhimi në serbisht përkthehet si vetëqeverisje

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 20 March 2023

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, të shtunën njoftoi se Kosova “do të nis menjëherë” zbatimin e Nenit 7 të Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënie, pikë kjo e cila parasheh dhënien “e një nivelit të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb në Kosovë”.

Ndërkaq se çfarë përcakton “vetëmenaxhimi” për shumëkë është i paqartë. Mirëpo, Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, sqaron se në praktikën e mbrojtjes së pakicave dhe në praktikën e së drejtës pudblike ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për pakica dhe komunitete lokale, ekziston termi “vetëmenaxhim” (në anglisht: self-management) dhe vetadministrim (në anglisht: self-administration). Sipas tij, në esencë, në gjuhën serbe këto përkthehen si “vetëqeverisje”.

Janjiq shpreh bindjen se në Marrëveshje është ndërlidhur çështja e decentralizimit të komunave, e cila është paraparë me Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera