Lajme

Janjiq: S’kam thënë se Grenelli paguhet si lobues nga Serbia, por se ngjan ashtu

Autori: Gazeta inFokus 23:37 | 15 November 2021

Analisti serb Dushanj Janjiq ka sqaruar deklaratën e tij për ish-emisarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Janjiq tha se nuk kishte deklaruar se Grenell paguhet 100 mijë dollarë në muaj për të lobuar për Serbinë, duke thënë se mbase nuk ka qenë shumë i qartë.

“Ajo çfarë unë kam deklaruar është keqinterpretuar nga mediat, mbase edhe unë nuk kam qenë shumë i qartë, porse kështu ka qenë. Fillimisht unë e kisha fjalën për shumën e 100 mijë dollarëve, që është çmimi më i vogël për një shtet në kuadër të lobimit”, tha Janjiq.

Janjiq tha se deshi te thoshte se puna e Grenellit në raportin Kosovë-Serbi i ngjanë lobimit.

“Të flasim qartazi, unë po flisja për Beogradin zyrtar dhe detyrën e Grenellit në Serbi pas përfundimit të mandatit të tij në Uashington dhe ajo që ai ka bërë për Serbinë. Unë thjesht kam thënë se puna e Grenellit në raportin Beograd-Prishtinë i ngjan lobimit. Për këtë kam disa dëshmi. Fillimisht ka të bëjë me atë se çfarë po flet z. Grenell, por aktualisht nuk jam pro lëshimit në komente të cilat mund të ndikojnë në këtë temë, porse do të vijë koha e duhur edhe për këtë. Shqetësimi im kryesor është se ku dhe në çfarë po i shpenzon paratë e mia si taksapagues Qeveria ime?”, tha Janjiq në ktv.

Ndryshe Grenell, e kihte quajtur “lajm të rremë”, deklaratën e analistit serb, Dushan Janjiq, se “Serbia i paguan Grenellit 100 mijë dollarë për muaj” për të lobuar.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Grenell e ka quajtur të turpshëm një pretendim të tillë të Janjiq.

Të tjera