Janjiq: “Serbia, një narkomane e varur nga mjeku Putin”
Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 29 May 2022
“Rezultati i bisedës telefonike mes presidentëve të Serbisë dhe Rusisë na e bëri të qartë se bëhet fjalë për një mjek apo diler dhe një narkomani që ka ardhur deri te droga”.
Kështu ka vlerësuar analisti politik Dushan Janjiq rreth një paraqitje të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas një bisede telefonike të këtij të fundit me presidentin rus, Vladimir Putin.
Gjatë kësaj paraqitje, Vuçiq ndër tjera ka theksuar se është pajtuar me presidentin rus, për një çmim jashtëzakonisht të favorshëm të gazit për Serbinë.
“Putini, natyrisht, do të vazhdojë t’i japë kokainë atij të droguarit me çmim të lirë, dhe me çmimin më të mirë, por me një çmim mesatar, në mënyrë që ta mbajë të varur”, citohet të ketë thënë për mediumin serb Danas, Dushan Janjiq.
“Ne nuk kemi asgjë për të fajësuar Rusinë, Putini ka krijuar narkomanë dhe të varur që kur ka ardhur në pushtet përmes lëndëve djegëse fosile, naftës dhe pastaj e përdor kundër tyre sepse është i vetëdijshëm se nuk ka armë të tjera mbrojtjeje kundër teknologjisë dhe NATO-s. Tani vërtet nuk jam i sigurt se Vuçiq po e udhëheq Serbinë në interes të saj, nuk jam i sigurt se ai e di se ku po shkon, por e di që po e tërheq Serbinë në kohën kur Slobodan Milosheviqi sundoi Serbinë, Vuçiq po e tërheq Serbinë në vetëizolim. Është e rrezikshme. Dhe ky është interesi i Rusisë, jo i Serbisë”, citohet të ketë thënë ndër tjerash Dushan Janjiq.
Ndryshe, ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon, presidenti i Serbisë njoftoi se ka siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” të gazit natyror me Rusinë gjatë një bisede telefonike të dielën me presidentin rus Vladimir Putin.
Marrëveshja e gazit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Beograd në fillim të qershorit – një vizitë e rrallë e një zyrtari të lartë rus në një vend evropian që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë më 24 shkurt.
Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus dhe kompanitë e saj kryesore të energjisë janë nën pronësinë e shumicës ruse.
“Ajo që mund t’ju them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë”, citohet t’u ketë thënë gazetarëve Vuçiq, një ish-ultranacionalist pro-rus.
“Ne ramë dakord të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare, e cila është elementi i parë i kontratës që i përshtatet shumë palës serbe”.
Megjithatë, nuk është e qartë se si Serbia do ta merrte gazin rus nëse BE-ja vendos të mbyllë furnizimin rus që “lëvizë” përmes vendeve të saj anëtare.
Të tjera
-
Berat Rukiqi: Kryeministri po i fsheh takimet me bizneset
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi thotë se kryeministri Albin Kurti ...
-
Miku i Kosovës gati të bëhet sekretar i Shtetit Amerikan
Sekretar i Shtetit Amerikan pritet të bëhet republikani Marco Rubio. Sipas...
-
Pacientja i shkruan letër doktorit pasi trajtimi i syrit pati sukses
Pas një trajtimi të suksesshëm në “Klinikën Gjermane të Syrit”, doktori Afrim...
-
Bedri Hamza takon zejtarët e Prizrenit, ia blen gruas si dhuratë një filigran
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot edhe zejtar...
-
Vrạsja e 37-vjeçarit në Gjilan, dorëzohen dy persona të dyshuar
Për vrasjen e S.O., 37-vjeçar, janë dorëzuar dy të dyshuarit V.S. (viti i lin...
-
“Kosovës i duhet një kahje e re” – Fatmir Limaj flet pas takimit me kryetarët e degëve të NISMA-s
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka njoftuar se kryetarët e degëve të kësaj par...
-
Apeli ia vërteton dënimin me 17 vjet burgim vëllait të Butës për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ...
-
Guri i LDK-së publikon një mesazh që thotë se Ministria e Financave ia dërgoi një vajze: Skandal e pabesueshme
Paris Guri, Kryetar i Forumit Rinor të LDK-së, ka publikuar një email që thot...
-
‘Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues’ – Hykmete Bajrami kërkon që Arbërie Nagavci të shkoj në shtëpi
Pas reagimeve të shumta lidhje me doracakun për lëndën ‘Edukimi Seksual dhe s...
-
Prokuroria e Posaçme kërkon 4 vjet burg për ish kryebashkiakun e Durrësit
Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizua...
-
Apeli ia vërteton dënimin me 17 vjet burgim të akuzuarit për vra*sjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ...
-
Mendimi për motin: Vransira e intervale me diell të mërkurën, mbetet ftohtë
Mendimi për motin – 12.11.2024 Vransirat fillimisht dominojnë mbi vend dit...