Janë shumë efektive! Tre ushtrime për dhimbjen e shpinës që mund t’i bëni në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 01 June 2023
Shumë aktivitete të përditshme mund të çojnë në dhimbje shpine, duke filluar nga qëndrimi ulur për orë të gjata e deri tek teprimi me ushtrime në palestër.
Tendosja e rregullt e muskujve ndihmon në mbrojtjen e shpinës duke rritur fleksibilitetin dhe duke ulur rrezikun e lëndimit. E bërë pas stërvitjes, ndihmon gjithashtu në parandalimin e dhimbjes së muskujve.AgroWeb.org ju nje më poshtë me tre ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni edhe vetën në shtëpi, të cilat shërbejnë për të rekalsuar muskujt dhe për të mbajtur larg dhimbjen e shpinës.
Filloni me nxemjen
Shtriqja e muskujve pa i nxehur ato mund të çojë në lëndim. Pra, fillimisht duhet të bëni pak nxemje rreth 5 deri në 10 minuta, si p.sh., të ecni ose të pedaloni një biçikletë të palëvizshme me një ritëm të ngadaltë. Më pas vazhdoni me ushtrimet.
Ushtrimi i parë
Shtrihuni me shpinë në dysheme me këmbët e shtrira.
Ngrini dhe përkulni këmbën e djathtë, duke e çuar gjurin drejt gjoksit.
Kapeni këmbën me dorën tuaj të djathtë dhe tërhiqeni drejtë gjoksit sa të jetë e mundur, pa u sforcuar.
Qëndroni në këtë pozicion duke shtrënguar muskujt e barkut dhe duke puthitur mirë shtyllën kurrizore në dysheme. Mbajeni për 5 sekonda dhe kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar.
Bëni të njëjtën gjë me këmbën e majtë dhe më pas me të dyja këmbët menjëherë. Përsëriteni ushtrimin pesë herë.
Ushtrimi i dytë
Filloni duke vendosur duart dhe gjunjët në dysheme. Krahët duhet të jenë të hapur sa gjerësia e shpatullave.
Lëvizni përpara, duke e vënë peshën në krahë. Rrumbullakosni pak shpinën dhe lërini të pasmet të vijnë përpara. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda.
Pas kësaj lëvizni prapa, duke ulur të pasmet sa më afër thembrave dhe duke i mbajtur krahët e shtrirë drejt përpara. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda.
Kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar dhe përsëriteni pesë herë.
Ushtrimi i tretë
Qëndroni drejt me këmbët e hapura sa gjerësia e shpatullave.
Vendosni pëllëmbët e duarve në pjesën e poshtme të shpinës. Merrni disa frymëmarrje të ngadalta dhe të thella për t’u çlodhur.
Përkulni pjesën e sipërme të trupit prapa, duke i mbajtur gjunjët drejt. Mbështetni shpinën tek duart tuaja. Mbajeni pozicionin për 5 sekonda.
Kthehuni ngadalë në pozicionin tuaj fillestar.
Përsëriteni pesë herë.
Përfundimi
Tendosja e muskujve mund të ndihmojë në lehtësimin dhe parandalimin e dhimbjes së shpinës duke përmirësuar qëndrueshmërinë e muskujve. Bisedoni me mjekun tuaj përpara se të filloni një program të ri ushtrimesh të shpinës, veçanërisht nëse keni apo keni pasur më parë probleme të shtyllës kurrizore ose dëmtimit të shpinës. Pastaj ndiqni këto udhëzime të përgjithshme.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Haxhiu “shpërthen” ndaj kritikëve të Ramës: Kjo gjuhë e këtyre njerëzve është fashiste
hur me kritikat që po i bëhen kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nga një pj...
-
Në banesën ku fshihej Radojçiç, Top Channel gjen gëzhoja të pa zbuluara nga grupi hetimor
Banesa në pronësi të manastirit, por jashtë mureve rrethuese të tij, është go...
-
“Unë Rashiqin e kam mik…”/ Sqarohet propaganda ndaj Dardan Gashit, kështu qëndron e vërteta
“Unë Rashiqin e kom mik, e kom edhe kom me pasë, mirëpo procesi i emërimit të...
-
Scholz kërkon zgjidhje paqësore mes Kosovës e Serbisë
Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të mërkurën për një zgjidhje paqës...
-
Rashiq: Vuçiq nuk është njeri që mund të qëndrojë pa gënjyer
Organizatorët e sulmit në Banjskë janë fajtorë absolut për këtë situatë që ke...
-
Gërvalla: Radojçiq t’i dorëzohet Kosovës tash, procesi kundër tij në Serbi farsë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se...
-
Vuçiq u bën apel serbëve, ja çfarë ju thotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me një video-mesazh të publikuar në In...
-
Aksion i Krimeve të Rënda: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rë...
-
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës korrekte me ne
Disa ditë pas përplasjes me armë, jeta ka rinisur mes autoblindave dhe forcav...
-
Lutfi Haziri: Albin Kurti na përjashtoi nga dialogu, e ka përjashtu edhe presidenten e kryetarin e Kuvendit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë në...
-
“Veriu, tokë e askujt”, Bekim Çollaku përkrah deklaratën e Edi Ramës: Qëndron tërësisht
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, tha se informaat që i posedon kryemi...
-
Eskalon Gjinovci: Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit...