Rozë

Janë parë gjithnjë si konkurrente, Dea Mishel zbulon gjërat që urren te Megi Pojani: Nuk e ka mendjen kur…

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 19 September 2022

Dea Mishel dhe Megi Pojani e nisën bashkë rrugën në ekran si 2 prej aktoreve të “Love Likes Tirana”dhe “Hostel by Anabel”. Gjatë këtyre viteve shpesh ato janë krahasuar nga njerëzit dhe mediat duke u vendosur përballë njëra-tjetrës.

Një ditë më parë, Dea ishte e ftuar në emisionin “E Diell” ku gjatë rubrikës “Dielli apo Hëna”, u bë pjesë e një loje me pyetje. Asaj iu kërkua që të tregonte tre gjërat që urren te mikesha e saj.

“Megi nuk e ka mendjen ku i flet. Rri në telefon dhe nuk dëgjon vërtet, duhet t’i flas katër herë që të kthejë kokën. Vonohet shumë. Kur bëjmë plane është njeriu i fundit që lajmërohet. Jo i fundit, sepse nuk duam, por sepse mezi hap telefonin. Pastaj është e para që vjen e na merr të gjithave”, është shprehur Dea, e cila prej vitesh gëzon një miqësi të ngushtë me Megi Pojanin.

Ndërkohë kohë më parë kur u pyet se pse Megi është më e ndjekur dhe bën më shumë zhurmë në rrjetet sociale, Dea tha se kjo vjen pasi Megi është showgirl dhe ekspresive kurse ajo e tërhequr.

Të tjera