Rozë

Janë motra por nuk flasin prej vitesh, çfarë ka ndodhur mes dy këngëtareve shqiptare?

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 28 October 2021

Ditën e djeshme Eranda Libohova u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me çmimin prestigjioz “Mjeshtër i madh”.

Në këtë moment kaq të shënuar dhe të rëndësishëm në karrierën e saj ishin prezentë, të afërm, miq dhe kolegë të artistes, por e gjeni dot se kush mungoi?


Ishte pikërisht motra e saj, artistja Irma Libohova, prania e së cilës nuk u vu re as në urimet që Eranda mori në Instagram.

-Advertisement-

Për më tepër, nga një vëzhgim i shpejtë në “Instagram” bie në sy fakti se motrat nuk ndiqen në këtë rrjet social, madje edhe “like” apo pëlqimi i fundit që i kanë dhënë njëra-tjetrës është para tre vitesh, në gusht të 2018.

Në media po raportohet që dyshja mund t’i kenë prishur raportet mes vete dhe se as nuk flasin me njëra-tjetrën.

Kujtojmë se në maj të vitit 2018 Pallati i Koncerteve u pushtua nga zëri i katër këngëtareve shqiptare Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima në një koncert si asnjëherë më parë.

Por të gjithëve u ra në sy, mungesa e motrës së Irma Libohovës, këngëtarja Eranda Libohova, e cila nuk u ndje as në rrjetet sociale por edhe e shmangu prezencën e saj në sallë.

Gazeta “Blitz” zbuloi atë kohë se ishte përfolur se Eranda do të zevëndësonte Enedën ose Besën në koncert, por një gjë e tillë është refuzuar nga organizatorët. Si pasojë e këtij vendimi, Eranda është distancuar nga çdo gjë që e lidhte me koncertin “Divat”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera