Rozë

Janë gati moshatare, Adelina Tahiri prezanton vajzën e bashkëshortit-Foto

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 14 March 2019

Prej gati dy vitesh Adelina Tahiri ka bërë publike historinë e dashurisë që ka me milionerin Serjoza Markova. Tashmë çifti është martuar dhe janë bërë prindër të Jonit të vogël.

Shpesh herë këngëtarja është kritikuar për shkak të diferencës së moshës që ka me bashkëshortin, apo edhe për faktin se është martuar me të vetëm për shkak të parave të tij, por bjondja aspak e shqetësuar nga këto akuza ka vijuar të shijojë jetën e re si nënë dhe bashkëshorte.

Ka qenë vetë Adelina që ka folur edhe rreth martesës së mëparshme të partnerit të saj avokat. Duke mos i lënë asnjë kuriozitet mediave, ajo ka bërë me dije se nga martesa e mëparshme Serjoza ka edhe një vajzë.

-Advertisement-

E si për të konfirmuar marrëdhënien e mirë që ajo ka me vajzën e bashkëshortit, që kanë pak a shumë të njëjtën moshë, artisja ka publikuar një foto të Janës, me djalin e sja të vogël, Jonin. Duket Adelina dhe Joni janë mirëpritur edhe nga vajza e madhe e familjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera