Shëndetësi

Janë çdo kund rreth nesh, mbjellin sëmundje

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 25 March 2019

Sipas rezultateve të hulumtimit të ri, “viruset dhe bakteret bien mbi kokat tona”.

Shkencëtarët thonë se një numër i madh i llojeve të ndryshme të baktereve dhe viruseve qarkullojnë atmosferën tonë dhe bien në tokë, por edhe mbi ne, dhe jo vetëm kaq, viruset dhe bakteret që janë në ne mund të kenë “mbërritur” nga kontinentet tjera, transmeton KosovaPress.

Mikro-bakteret janë të shpërndara në pluhurin e tokës, sipërfaqen e detit, avullin e detit, ose në grimcat e ujit të detit në formë aerosoli në hapësirën nën troposferën e lirë. Ato për shkak të rrymave të ajrit mund të ngrihen përmbi re, por edhe nën stratosferën, ku aeroplanët fluturojnë.

-Advertisement-

Në këtë lartësi, viruset dhe bakteret mund të barten mijëra kilometra para se të kthehen në sipërfaqen e Tokës.

“Çdo ditë, deponohen më shumë se 800 milionë viruse për metër katror mbi shtresën e kufirit planetar ose 25 viruse për çdo person në Kanada,” tha Courtis Suttle, një virolog në Universitetin e British Columbia në Vankuver.

Norma e depozitave për viruset është 9 deri 461 herë më e lartë se sa për bakteret.

Rreth 20 vjet më parë, viruse gjenetikisht të ngjashme u gjetën në mjedise të ndryshme në mbarë botën. Kjo shpjegon se, pavarësisht qëndrimit afatgjatë dhe udhëtimit të virusit përmes atmosferës, është e mundur që ato “hyjnë në atmosferë” në një kontinent dhe “dalin” nga ana tjetër.

Shkencëtarët shqetësohen se disa viruse dhe baktere që shkaktojnë sëmundje infektive dhe janë rezistuese ndaj qëndrimit afatgjatë në atmosferë dhe kushtet ekstreme klimatike, në disa raste mund të transmetojnë sëmundje nga një kontinent në një kontinent tjetër të largët.

Rezultatet e hulumtimit janë botuar kohët e fundit nga Shoqata Ndërkombëtare për Ekologji Mikrobiologjike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera