“Janë antiamerikanë, janë rebelë e duan të shkatërrojnë gjërat”, Walker tregon se çka i tha ish-ambsadori Dell për Kurtin si aktivist dhe VV-në

Autori: Gazeta inFokus
22:00 | 30 January 2023
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka treguar se çka i tha ish-ambsadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, për kryeministrin, Albin Kurti dhe partinë e tij, VV-në, në kohën kur ishin vetëm aktivistë dhe jashtë skenës politike.
Walker tha se kur ka shkuar në ambasadën amerikane në kohën sa ishte Dell ambasador, dhe kishte dëgjuar për një lëvizje në Kosovë, Walker tha se Dell i kishte thënë e se di për kë po flet, po flet për VV-në dhe Albin Kurtin.
Walker tregon se Dell ka theksuar se nuk dëshiron të këtë ndonjë lidhje me VV-në dhe Kurit pasi sipas Dell ishin antiamerikanë, rebelë e duanë të shkatërrojnë gjërat.
“…Kur kam dëgjuar fjalën Vetëvendosje, kame shkuar në ambasadën amerikane, dhe ju kam thënë që që kamë dëgjuar këtë lëvizje, po protestojnë dhe ai (Dell) më tha se e di për kënd po flet, ‘po flet për VV-në për Albin Kurtin, nuk du me pas ndonjë lidhje me ata, pasi janë antiamerikanë, janë rebel e duan të shkatërrojnë gjërat’”, ka treguar Walker.
Më tutje Walker, tregon se si Dell i kishte thënë se do të flasë me ta vetëm nëse bëhen parti politike, por që kurrë nuk e ka bërë këtë, edhe pasi u bën .
“Në atë kohë më është thënë ambasadori, ‘Walker ju nuk i dini gjërat këtu ju nuk njiheni këtë të rinjtë’, por unë i thash pra duhet të flisni me ta. Ambasada e Amerikës duhet te flasë, ‘Walker nëse ata bëhen parti politike atëherë do të bisedojë me ta’, por kurrë nuk e ka bërë këtë, por nuk ka qenë i vetmi, shumë prej zyrtarëve të Shtetit i merrnin nag Delli, dhe nëse ka një urrejtje ai, në njëfarë mënyrë do të shkojë tutje në krejt sistemin”, ka shtuar Walker.
Ndërkaq, Walker tregon e si VV-ja dhe Kurti ia kanë dëshmuar krejtësisht të kundërtën çka i ka thënë ish-ambasadori Dell.
Walker theksoi se kur ka qenë pjesëmarrës në fushatën e parë të VV-së, e ka parë se ajo çka ka thënë Dell nuk është e vërtetë, sipas Walker ata ishin pro amerikanë.
“Kur VV-ja ka pasur fustën e parë politike, kam mbetur pa mend, dhe në ato fushata, shumë persona të VV-së më kanë thënë që e duan SHBA-në. Diçka krejt e kundërt çka ka thënë Dell për VV-në.”
Walker tregoi se për presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti, ka vetëm një kritikë, dhe ajo është udhëtimet e rralla në ShBA.
“Nëse është një vend që do ta kritikoja, Kurtin dhe Osmanin, është ejani më shpesh në SHBA, në Uashington dhe takohuni me njerëz që të dinë se çka është Kosova”, ka thënë Walker.

Të tjera
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...
-
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitë...
-
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmolo...
-
Parashikimi i motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do...
-
“I pafytyrë, të papërgjegjshëm, politikë adventuriste, kryeneçe”, Limaj kritikon Kurtin dhe Qeverinë
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj në RTV Dukagjini nuk i ka kursyer kritikat n...
-
Kurti viziton udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, thekson përkushtimin për fatin e të pagjeturve
Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tje...
-
Sandulloviq: Vuçiq është kriminel, mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje
Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikoll...
-
Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi
Ishte tejet i gëzuar të kuptonte se “Marshi për Drejtësi” si solidarizim me i...