Sport

James pranë kalimit në Juventus, falë Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 08 April 2020

Një bombë e vërtetë merkatoje, ajo që vjen nga Spanja. Sipas AS, Juventus është vënë në gjurmët e James Rodriguez.

Kolumbiani i Real Madrid është në merkato dhe për të janë vënë në lëvizje disa klube të rëndësishëm të Europës.

Verën e kaluar ka qenë shumë afër Napoli-t të Carlo Ancelotti-t, me këtë të fundit që tani e do tek Evertoni.

-Advertisement-

Gjithsesi, trajneri italian nuk do ta  ketë tëlehtë  ta realizojë dëshirën e tij, duke parë se në garë është futur edhe ish-ekipi i tij, Juventus.

Kolumbiani, i cili nuk bën më pjesë në planet e Zidane, do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Maurizio Sarri-n dhe bardhezinjtë.

Një ndihmë e madhe për kampionët e Italisë mund të vijë nga Cristiano Ronaldo, ish-shoku i skuadrës i Rodriguez te Real Madrid.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera