Sport

James del hapur: Ai klub do ishte perfekt për mua!

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 21 June 2019

James Rodriguez është kthyer tek Real Madridi, pas huazimit dyvjeçar tek Bayern Munich. Klubi spanjoll synon ta shesë për 42 milionë euro dhe Napoli është vënë pas kolumbianit.

Nga Copa America, James foli në lidhje me interesimin e klubit italian, aty ku do të gjejë Carlo Ancelottin.

“Napoli është një klub plot me histori, që shkon përtej faktit që aty ka luajtur Diego Armando Maradona. Mendoj se Napoli do të ishte shumë mirë për mua në këtë kontekst. Tani për tani po mendoj vetëm për Copa America dhe Kolumbinë”, tha sulmuesi.

-Advertisement-

Napoli po negocion me Real Madridin për të ulur çmimin, pasi 42 milionë euro konsiderohet një shifër shumë e lartë nga presidenti Aurelio de Laurentiis.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera