Sport

“Jam infektuar dy herë me Covid, por nuk vaksinohem”, sulmuesi irlandez refuzon vaksinën kundër Covid-19, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 06 October 2021

Vaksinimi i lojtarëve është kthyer në një problem të madh për skuadrat, pasi shumica e tyre ende nuk janë të bindur për efektin që mund të ketë vaksina në trupin e tyre.

Megjithëse kanë refuzuar për tu vaksinuar, asnjë prej futbollistëve nuk ka dalë ta pranojë publikisht, përveç sulmuesit të Irlandës, Callum Robinson.

26-vjeçari është prekur dy herë në Covidi qe nga fillimi i pandemisë, megjithatë nuk nguron të refuzojë të vaksinohet. I pyetur mbi këtë zgjedhje, Robinson u shpreh:

-Advertisement-

“Unë nuk jam vaksinuar. Kjo është zgjedhja ime në këtë moment. Është e bezdisshme që jam infektuar dy herë, por nuk jam vaksinuar. Më vonë mund të ndryshoj mendje dhe mund ta bëj, por tani nuk dua të vaksinohem”, u shpreh 26-vjeçari.

Kjo mund t’i kushtojë dhe probleme me karrierën, pasi mund të humbasë ndeshjet me kombëtaret, por mund të penalizohet dhe nga klubi i tij West Brom, ku aktivizohet momentalisht, pasi në Angli autoritetet i kanë vënë ultimatum skuadrave për vaksinimin e plotë të lojtarëve, përndryshe do të merren masa të ashpra.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera