Rozë

“Jam dhunuar gjatë karantinës” aktorja e njohur denoncon bashkëshortin

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 22 January 2021

Aktorja e njohur Christina Ricci ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi u shfaq me të nxira në trup dhe me mavijosje.

Ricci tregoi se ajo është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj James Heerdegen gjatë karantinës.

Aktorja 40 vjeçare ka rrëfyer se ka pasur frikë se ai do ta vrisje, për shkak të goditjeve dhe bullizmit të vazhdueshëm. Ajo menjëherë kërkoi divorcin qershorin e kaluar, ndërkohë që mbi Heerdegen rëndojnë akuza të rënda si “Dhuna në familje”.

-Advertisement-

Fotot e të nxirave në duar e krahë janë marrë si provë në dosjen e akuzës së aktores.

Gjykatësi ka miratuar një urdhër mbrojtje për aktoren dhe djalin 6 vjeçar të çiftit, ku bashkëshorti i saj duhet të qëndrojë 100 metra larg saj. Atij i janë mohuar edhe vizitat për djalin.

Avokati i Heerdegen tha se klienti i tij nuk i pranon akuzat e bëra nga Ricci, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se është dhunuar që në vitin 2019.

Çifti ishin të martuar prej 2013, pas dy vitesh lidhje dhe kanë një djalë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera