Lajme

“Jam betuar për hakmarrje”, Brahimaj tregon se çka e shtyri  të luftojë me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 17 January 2021

Ish-komandanti i UÇK’së, Lahi Brahimaj, në emisionin “N’Konak” me Kosovë Gjocin, ka treguar arsyen se pse është bashkuar në lëvizjen për çlirim të Kosovës.

Brahimaj, ka thënë se në momentin kur djali i axhës së tij është vrarë nga forcat serbe, është betuar që do të marrë hakun, shkruan Gazeta inFokus.

“Realisht represioni serb na ka shti. Represioni i forcave serbe, përshembull unë jam kthyer në janar të 90’ës, diku nëse nuk gaboj në mars është vrarë djali i axhës tem, Sahit Brahimaj në protesta në Pejë, që ishtë shumë i ri, gjimnazist në pritesta u vra. Edhe e pamja që mbahet tradicionale, ata kanë jetur në pejë varrimi është bërë këtu dhe e pamja është mbajt këtu dhe kur kemi dal ndoshta edhe pa vetëdije taman ashtu e kemi qit shpaljen në bander që ktu mbahet e pamja, plotë njerëz që e kanë pak si ashtu ndohsta edhe emocioni e kam njëfar betimi për me u hakmarrë”, ka deklaruar ai./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera