Jakup Krasniqit i vazhdohet paraburgimi, e bija ka një dedikim emocionues
Autori: Leoreta Abazi 15:40 | 09 December 2021
Ishte data katër nëntor i vitit të kaluar kur ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit iu vendosën prangat nga hetues të Prokurorisë Speciale ku edhe u dërgua në Hagë.
Pas më shumë se një vit nga arrestimi i tij, Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin, Jakup Krasniqit.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar e bija, Gresa Krasniqi, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘facebook’, ajo ka shkruar një shkrim me disa pyetje për të.
Më poshtë gjeni shkrimin e saj:
A u lodhe babi?
Duke luftuar për të drejtën dhe jetën, duke luftuar të keqën për të mirën?
Babi a u lodhe duke shpresuar për liri?
A u lodhe duke i dhënë forcë vetës për te vazhduar jetën për hir të tjetrit.
Edhe sa duroka njeriu babi?
Sa dhemb liria babi? Askush më mirë se ti sdi të përgjigjet.
Sa dhemb e mira babi, se ishe i mirë gjithnjë
Pse mirësia vret e ligësia triumfon?
Çka është drejtësia babi?
Na the të jemi të drejt, po çfar është e drejt dhe çfar jo? Si ta dallojm të mirën nga e keqja?
Çfar e dallon gëzimi nga hidhërimi?
A je mirë babi?
Kur nata vjen e je vet, çfar të mundon babi?
Plaget që ti shkaktoj jeta, kush ti shëron babi?
Do behesh 71 vjet shpejt, kur dhemb shpirti e trupi si ja bënë babi?
Ku e gjenë forcën të jesh i mirë kur e keqja mbulon botën.
A je mirë babi? Kur mëngjesi vjen e do të ngrihesh, çka të gëzon?
Thone koha shëron dhimbjen, por dhimbjen pa fund kush e shëron?
A je i fortë babi?
Kur te thyhet shpirti e mbasditet zor i kalon, a qesh dot babi kur shpirti vajton?
Kujtojmë se në vendimin e sotëm paraburgimi i është vazhduar edhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Nasim Haradinaj, Hysni Gucatit dhe Salih Mustafa. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...