Lajme

Jakup Krasniqi sot feston ditëlindjen, vajza e tij: Në vitin 2024 po hymë me dëshirën e vetme, kthimin në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 01 January 2024

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, që tashmë ndodhet në Hagë, Jakup Krasniqi, sot feston ditëlindjen.

Vajza e tij, Gresa, e ka bërë një postim në Facebook duke e uruar babain e saj për ditëlindje.

Ajo ka shkruar se dëshira për vitin 2024 është kthimi i Jakup Krasniqit në shtëpi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Babi

Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.

Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm.

Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë.

Urime ditëlindjen Babi!

Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera