Lajme

Jakup Krasniqi: Koalicioni me PDK-në na u imponua!

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 17 May 2017

Nënshkrimi i koalicionit të djeshëm mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, po del të jetë imponuar. Kështu ka deklaruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi.

Pa e zgjatur shumë, ai ka deklaruar për “Indeksonline” se zhvillimet politike kanë bërë që Nisma me AAK-në të marrin vendim të imponuar për koalicion me PDK-në.

“ Vendimi është i imponuar nga zhvillimet e djeshme të pas ditës!”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Krasniqi është shprehur se qëndrimet e Nismës lidhur me çështjet e mbetura pezull në qeverinë e kaluar, nuk do të ndryshojnë.

Nisma, që ishte kundër demarkacionit dhe formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj.

Sipas Krasniqit, “JO” do t`i thuhet të dy marrëveshjeve të cilat i ka kundërshtuar në qeverisjen PDK-LDK.

“Në qëndrimet politike, e as në parime nuk do bëjmë asnjë ndryshim e qëndrim! Demarkacionit kështu si është Kuvendi duhet t’i thotë jo e po ashtu edhe zahednicës!”, është shprehur ai./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera