Lajme

Jakup Krasniqi: Ardhmëria jonë ka mbetur pa filozofi të urtë?!

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 27 February 2020

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se urtinë shqiptare duhet ta dërgojmë në një muze hermetik, pasi nuk po i hynë në punë askujt.

Sipas tij, filozofia e kohës sonë, ka mbetur vetë filozofi e mashtrimit, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

-Advertisement-

POPULLI PASKA GABUAR?!, PSE FJALËS I KA DHËNË PESHË
(Koha jonë fjalën e ka bërë flluskë sapuni)

Filozofisë se popullit shumë i kam besuar. Nuk po e di se çka ka ndryshuar sot? Ka ndryshuar filozofia popullore apo ka ndryshuar njeriu që vetëquhet shqiptar?! Nuk po e di kush e çka ndryshoj?! Por po e shoh që Urtinë shqiptare duhet ta dërgojmë ne një Muze hermetik si një relikte që nuk po i hynë në punë askujt.

Nuk po e di, pse populli ynë e shpalli urti:

“Me e shti FJALËN ngushtë, KOKËN se shpëton dot (ose shkon koka), ndërsa, nëse KOKËN e shtinë ngushtë, FJALA e mirë e shpëton”!

Kaq peshë të madhe, populli ynë i jepte dikur fjalës se dhënë publike!

Si po duket, kjo filozofi tani i përket vetëm historisë?! Ardhmëria jonë ka mbetur pa filozofi të urtë?!

Një gjë po dihet e shihet, e shumë ngjarje të kohës po na tregojnë se kemi mbetur pa urti e filozofi, pa besë e dashuri njerëzore, të njohur e të proklamuar për njeriun e tokën (për kombin e atdheun)?!

Filozofia e kohës sonë, ka mbetur vetëm filozofi mashtrimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera