Uncategorized

Jake Sullivan do të vizitojë Kinën

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 25 August 2024

Me ftesë të Wang Yi, ministër i punëve të jashtme të Kinës , këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan, do të vizitojë Kinën nga 27 deri më 29 gusht. Të dyja palët do të zhvillojnë një raund të ri të komunikimit strategjik Kinë-ShBA.

Një zyrtar i lartë në Departamentin e Çështjeve të Amerikës së Veriut dhe Oqeanisë në Ministrinë e Jashtme kineze informoi të dielën median për detajet e kësaj vizite dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Zyrtari theksoi se komunikimi strategjik midis Wang Yi dhe Jake Sullivan , është një ndër konsensuset kryesore të arritura gjatë takimit midis liderëve të Kinës dhe ShBA-së në Bali në nëntorin e vitit 2022.

-Advertisement-

Kjo është gjithashtu vizita e parë në Kinë e një këshilltari të sigurisë kombëtare të ShBA-së pas tetë vjetësh dhe vizita e parë e Sullivan-it në Kinë, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e konsensusit të arritur gjatë takimit të dy liderëve në San-Francisko.

Në këtë kontekst, Wang Yi do të zhvillojë shkëmbime të thella mendimesh me Sullivan-in mbi marrëdhëniet kino-amerikane, tema të ndjeshme dhe çështje të rëndësishme ndërkombëtare e rajonale. Të dyja palët do të shqyrtojnë përparimin e arritur në zbatimin e konsensusit të arritur në takimin e liderëve në San-Francisko, do të shfrytëzojnë plotësisht më shumë se 20 mekanizmat e dialogut e komunikimit dhe do të vazhdojnë diskutimet mbi çështjet e njohjes strategjike ndërmjet Kinës e ShBA-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera