Lajme

Jahti luksoz u ngarkua me kanabis në ujërat ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 15:36 | 06 September 2017

4 tonë drogë që u kapën nga Guardia di Financa në brigjet italiane u nisën nga Shqipëria. Policia mohoi faktin që jahti luksoz, me të cilin u transportuan rreth 20 milion euro drogë, të kishte hyrë në territorin shqiptar, por burime thanë për Lapsi.al se “nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se lënda narkotike është transportuar me skaf nga brigjet e detit në zonën mes Lezhës dhe Shkodrës dhe më pas, ajo është ngarkuar në bordin e jahtit, në ujëra ndërkombëtare”.

3 shqiptarët që ishin në jaht ranë në prangat e policisë italiane.

Mjeti lundrues u kap në ujërat e Viestes afër Fogias nga Guardia di Finanza, por nuk ka lundruar në ujërat territoriale shqiptare. Dyshohet se trafikantët transportuan gati 4 ton kanabis me gomone deri në ujërat ndërkombëtare. Nga aty e kaluan ngarkesën në bordin e jahtit, që u nis drejt brigjeve të Italisë./Lapsi.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera