Lajme

Jahjagës i vdes axha: Boshllëkun që le ti, s’mund ta plotësojë askush – ishe babë i dytë për mua

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 02 October 2024

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se ka vdekur axha i saj.

Përmes një postimi në Facebook ajo tha se se sot e la një figurë e dytë e babait dhe u shpreh se ka lënë një boshllëk që s’do ta plotësojë askush.

“Një figurë e dytë e babait më la sot, në mesin e më të dashurve të tij ndërroi jetë axha im, Ymer Jahjaga. Ashtu siç më ke thënë përherë: “ Ti je gjysma e babit tënd dhe gjysma e imja”, dhe ashtu ka qenë gjithmonë”.

-Advertisement-

“Boshllëkun që le ti, nuk mund ta plotësoj askush, pasi ti nuk ke qenë vetëm axhë por edhe babë i dytë për mua. Me mall, përherë çika jote”, ka shkruar tutje Jahjaga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera