Lajme

Jahjaga: Unë votova për Prishtinën që e dua

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 17 October 2021

Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka votuar sot në komunën e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2021.

Jahjaga bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë në mënyrë që të investojnë në demokraci.

“Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjedhni kandidatët e juaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës. Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmën që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar”.

-Advertisement-

Shkrimi i plotë:

Unë votova për Prishtinën që e dua, voto edhe ti!

Qytetarë të Republikës së Kosovës, sot keni mundësinë të zgjedhni kandidatët e juaj të preferuar për Kryetar Komune dhe Kuvend të Komunës.

Investoni në demokracinë tonë dhe në të ardhmën që doni ta keni në cilëndo nga 38 komunat ku jetoni duke hedhur votën tuaj për kandidatët më të preferuar.

Gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse të shkurtër për shkak të pandemisë Covid-19, keni pasur mundësinë të dëgjoni për planet dhe programet e atyre që garojnë në këto zgjedhje lokale.

JU vendosni se kujt ia besoni votën për të qeverisur komunën tuaj në katër vitet e ardhshme!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera