Lajme

Jahjaga takon Mbretin Abdullah të II-të të Jordanisë, biseduan për këtë çështje

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 22 October 2019

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka takuar mbretin e Jordanisë , Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.

Aty biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim, shkruan gazeta inFokus.

Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah të II-të për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe./Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera