Lajme

Jahjaga: Serbia shkeli marrëveshjen e Brukselit me ndalimin e vizitës

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 02 June 2017

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një statusi në “facebook” ka thënë se vizita e saj në Serbi u pamundësua më një arsyetim absurd.

Jahjaha ka thënë se përgatitjet për vizitë janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë, transmeton Infokusi.com

Ajo kishte e ftuar të merrte pjesë në promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan! Dhe do të mbante fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

-Advertisement-

Postimin e plotë të Jahjagës bërë në rrjetin social “facebook” mund ta gjeni më poshtë:

“Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovim të librit “Unë dua të dëgjohem” në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, ku u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd.

Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.

Autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd kanë dështuar t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën time.

Zyra ime dhe organizatorët e festivalit janë në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar pjesëmarrjen time në këtë festival, me bindjen se pranimi i së vërtetës mbi krimet e luftës në Kosovë është e vetmja mënyrë që shoqëritë e dy vendeve të ecin përpara.

Unë nuk kam iluzione që zyrtarët e sotëm të Serbisë do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës, sepse ata po e vazhdojnë politikën e viteve të 90-a kur kanë qenë edhe protagonistë.

Por dua të shpreh respektin tim për organizatorët e festivalit, një grup të rinjve dhe aktivistëve që nuk do të lejojnë që e ardhmja e tyre dhe e tërë rajonit të mbahet peng nga këta udheheqës që duan ta fshehin të vërtetën. E vërteta nuk njeh kufinj.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera