Lajme

Jahjaga: Roli i gruas në shoqëri është përmirësuar

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 20 December 2018

Jemi dëshmitarë të përmirësimit të rolit të gruas në familje në shoqëri,kjo ka ndodhur falë grave të guximshme qe kanë thyer stereotipat gjinore.

Kështu vlërësoi ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. “Grave për një kohë të gjatë u janë mohuar të drejta që janë të drejta njerëzore që ua mundëson atyre të kenë një jetë dinjitoze. E drejta për votë, pjesëmarrëse në politikë pronësi, qasja për të pasur burime financiare”ka thënë Jahjaga.

Ndërsa, Florije Xhemajli, Menaxhere e Projektit në Fondacionin “Jahjaga” tha se 82 përqind e grave janë të papunësuara.

-Advertisement-

Sipas Xhemajlit edhe në ndërmarrësi është një numër i vogël i grave, rreth 10 përqind.

Lisa Magno, Shefja e Misionit të USAID në Kosovë tha se vetëm 20 përqind e grave punojnë në Kosovë, ndërsa 10 përqind e grave janë udhëheqëse të ndërmarrësisë.

Ajo ka thënë se USAID-i është i përkushtuar t’i ndihmojë gratë e Kosovës.

Ajo ka inkurajuar gratë në ndërmarrësi që t’i trajtojnë gratë e punësuara dinjitetshëm.

Këto diskutime u bënë në kuadër të tryezës “Promovimi i Grave në Ndërmarrësi dhe Vendimmarrje” nga Oda Amerikane./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera