Lajme

Jahjaga krenare me festivalin DokuFest

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 06 August 2018

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ndihet krenare me festivalin DokuFest, i cili sivjet ka përfshirë 210 gra regjisore dhe producente.

“Tema e tyre “Reflektimi” jetëson pasqyrimin që vendi ynë duhet ta japë për gratë”, shkruan në një status në Facebook, Jahjaga.

Sot, Jahjaga ka marrë dhuratë nga drejtorja e DokuFest-it, Nita Deda, një bluzë me sloganin e sivjetshëm të këtij festivali, “Girls now”.

-Advertisement-

Jahjaga ka përgëzuar drejtoren Nita Deda, stafin dhe vullnetarët për punën e bërë në DokuFest.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera