Lajme

Jahjaga i viziton gratë afgane që janë të strehuara në Shëngjin

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 25 July 2022

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qenë sot në Shëngjin dhe është takuar me gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për të ishte kënaqësi të takohej dhe të bisedonte me gratë të cilat kishin funskione të rëndësishme shtetërore në Afganistan si deputete, prokurore e gjenerale.

“Gjatë bashkëbisedimit, ndava të kaluarën e hidhur të Kosovës si dhe shpalosa rrugën që populli ka ndjekur deri në liri dhe pavarësi. Fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë më të atakuarat në rrethana konflikti dhe dhune. Por, nuk duhet nënvlerësuar roli kritik që gratë kanë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik të çdo shoqërie”.

-Advertisement-

“Falënderoj Vital Voices që mundësoi realizimin e këtij takimi si dhe shpreh vlerësimin më të lartë për shtetin amerikan dhe shtetin shqiptar në strehimin dhe daljen në ndihmë këtyre grave, familjeve të tyre dhe të gjithë emigrantëve të tjerë”, ka shkruar Jahjaga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera