Sport

Jahjaga, Hoti dhe Dumoshi në tribuna në përkrahje të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 18 November 2020

Kombëtarja e Kosovës sonte pret Moldavinë në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo sfidë nisë në ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pa praninë e tifozëve.

Por, në përkrahje të ‘Dardanëve’ sonte në tribuna do të jenë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryeministri Avdullah Hoti, si dhe ish presidentja e Repulikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

-Advertisement-

Lajmin e ka bërë të ditur znj. Dumoshi më anë të një positimi në llogarinë  e saj zyrtare në facebook.

Dumoshi ka publikuar një fotografi bashkë me Hotin dhe Jahjagen, ku ka shkruar që sonte janë në përkrahje të ‘Dardanëve’ në mbështjetje të fushatës senzibilizuese “Bëhu zëri im”, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.

Më poshtë gjeni postimin e Dumoshit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera