Lajme

Jahja Lluka, priti në takim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 26 January 2018

Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Ambasadës Britanike në Republikën e Kosovës për të diskutuar për çështjen e personave të zhdukur.

“Jahja Lluka, i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, njoftoi përfaqësuesit e Ambasadës Britanike rreth aktiviteteve të planifikuara nga ana e institucioneve kompetente dhe nismën për hartimin e Planit nga ana e institucioneve të Kosovës , me qëllim të përshpejtimit të procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes se të gjithë personave, që vazhdojnë të jenë të evidentuar të zhdukur, si pasojë e luftës së viteve 1998 –’99”, thuhet në njoftimin për media.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në çështjen e personave të zhdukur dhe përkrahjen që Ambasada Britanike ka dhënë në këtë proces. Përfaqësuesja e Ambasadës Britanike , Chablise Stoner, edhe gjatë këtij takimi njoftoi për gatishmërinë e Ambasadës që të vazhdojë me përkrahjen e familjarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës në aktivitetet dhe angazhimin që familjet të mësojnë sa më parë për fatin e më të dashurve të tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera