Lajme

Jahja Kokaj: Energjia Elektrike shumë shpejt do të jetë gratis

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 29 December 2021

Kosova dhe mbarë bota po përballen me probleme të prodhimit të energjisë elektrike.

Së fundmi, shteti ynë ka pasur probleme të theksuara me sistemin e vjetërsuar të gjeneruesve kryesorë të energjisë derisa është dashur që edhe të ketë reduktime.

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj ka folur lidhur me mundësinë që një ditë energji elektrike të jetë efecientë.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se nuk do të kaloj shumë kohë dhe energjia elektrike do të jetë falas.

“Nuk jemi në distancë kohore shumë të largët kur energjia elektrike do të jetë falas. Do të rritet eficienca e prodhimit të energjisë solare”, tha Kokaj në ATV.

“Dielli është burimi i energjisë së tokës. Ajo energji është e depozituar në formë fosilore. Këto fosile si nafta, thëngjilli e gazi e kanë burimin nga energjia diellore. Ato kur gjenerojnë energji, gjenerojnë edhe ndotje pasi që janë kalbësira. Akoma duhet ta përdorim thëngjillin”, tha ndër të tjerash Jahja Kokaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera