Lajme

Jack Ma i Alibaba thotë se evoluimi i teknologjisë mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 22 June 2017

Biznesmeni kinez Jack Ma ka thënë se evoluimi i teknologjisë mund të përbëjë rrezik jo vetëm për tregun e punës, por në fakt mund të shkaktojë edhe një Luftë të Tretë Botërore.

Në një intervistë për CNBC, pronari miliarder i Alibaba tha se liderët botëror e kanë për detyrë që t’i edukojnë njerëzit të parandalojnë dhimbjen e shkaktuar nga rritja e shpejtë e automatizmit dhe inteligjencës artificiale.

“Revolucioni i parë teknologjik shkaktoi Luftën e Parë Botërore”, tha ai. “Revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën e Dytë Botërore. Ky është revolucioni i tretë teknologjik”, shtoi ai, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ai tha se mundësitë që ai i sheh në evolucionin e IA dhe globalizmit janë arsyet pse ai udhëton aq shumë.

Ai thotë se në këto udhëtime të shumta që ai i bën, ai “flet me qeveri dhe liderë shtetërorë” duke i këshilluar që të lëvizin shpejtë.

“Nëse nuk lëvizin shpejtë, do të ketë telashe”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera