Jabllanoviq: Rafalët në Leposaviq, të porositur nga SNS-ja dhe Lista Serbe
Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 01 June 2017
Kryetari i subjektit më të ri politik serb në Kosovë, PSK-ja (Partia e Serbëve të Kosovës), Aleksandër Jabllanoviq, ka mbajtur një konferencë urgjente me gazetarë, të mërkurën, nëpërmes së cilës ka komentuar ngjarjet e fundit në Leposaviq, kur persona të panjohur kanë shkrepur rafal nga armë automatike mbi zyrat e kryetarit të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe mbi zyrat e PSK-së që ndodhen në objektin e Qendrës për Punës Sociale.
Jabllanoviq ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Partisë Përparimtare Serbe – SNS e Aleksandër Vuçiqit dhe të Listës Serbe të Sllavko Simiqit, se ata kanë porositur sulmin me armë “me qëllimin që të vrasin njerëz”.
“Me përgjegjësi të plotë them se ne dyshojmë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë ata të cilët deri më tani verbalisht dhe fizikisht na kanë sulmuar dhe në kanë kërcënuar, e ata janë Lista Serbe dhe SNS-ja. Këta rafalë janë të tyre, ata janë plumbat e tyre. Viktima fatkeqësisht do të ishim të gjithë ne”, ka thënë Jabllanoviq në konferencën urgjente me gazetarë, duke komentuar ngjarjet e fundit në Leposaviq, në ndërtesën e Qendrës për Punës Sociale, ku ndodhen zyrat e partisë së tij, fjalët e të cilit i përcjell portali “Kossev” në veri të Mitrovicës, shkruan “Zëri”.
“Këtë sulm ai i cili e ka menduar e ka bërë me qëllim që dikush të vritet, për shkak se në zyra që janë bërë blozë nga plumbat ndodheshin tre persona, pjesëtarë të sigurimit, kokat e të cilëve ndodheshin prej 5 deri në 10 centimetra larg nga plumbat që fluturonin. Vetëm fati ka dashur që ata të mos vriten dhe që ky sulm të mos përfundojë fatalisht për ta”, ka shtuar Jabllanoviq
Të tjera
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...