Jabllanoviq flet për mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri dhe synimin për ta larguar Listën serbe nga pushteti
Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 17 June 2023
Pas dorëheqjes së katër kryetarëve nga komuniteti serb në komunat në veri të vendit, më 23 prill të këtij viti u mbajtën zgjedhjet lokale.
E kandidati për kryetar i Komunës së Leposaviqit, njëherësh kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq vetëm tri ditë para mbajtjes së këtyre zgjedhjeve u tërhoq nga gara.
Pas zgjedhjeve të prillit dhe zgjedhjes së katër kryetarëve të rinj atje, situata ka filluar të tensionohet dhe bashkësia ndërkombëtare ndër të tjera ka kërkuar që të mbahen edhe një herë zgjedhjet.
Por, a do të kandidonte sërish për kryetar të Leposaviqit, Aleksandar Jabllanoviq nëse do të mbahen zgjedhjet në veri?
Në një prononcim për Telegrafin, kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës ka thënë se synimi i tij si kryetar i partisë që përfaqëson është që të mposht Listën serbe si parti e cila për shumë vite me radhë ka udhëhequr me këto komuna.
“Sigurisht që ky është synimi im politik në këtë moment. Fitorja ndaj Listës Serbe ka qenë gjithmonë synim politik dhe prioritet numër një për ne dhe zgjedhjet janë një mënyrë për të arritur këtë qëllim”, ka thënë ai.
Por, siç u shpreh Jabllanoviq nëse do të mbahen zgjedhjet e parakohshme apo jo, do të varet nga disa faktorë dhe mbi të gjitha nëse situata do të jetë paqësore dhe pa tensione të mëdha dhe nëse do të kenë dialog dhe marrëdhënie konstruktive me Qeverinë e Kosovës para zgjedhjeve.
“Që nga shpallja e zgjedhjeve në nëntor 2022, ne si PKS nuk kemi pasur absolutisht asnjë kontakt me institucionet qendrore në Prishtinë. Jo sepse nuk e donim, por sepse qeveria e refuzoi atë komunikim dhe bashkëpunim. Pa bashkëpunim politik dhe komunikim të drejtpërdrejtë me Qeverinë e Kosovës, nuk besoj se janë të mundshme zgjedhjet në të cilat do të dilnin një numër i madh i qytetarëve”, u shpreh ai.
Jabllanoviq gjithashtu theksoi se “disa rrethana në veri duhet të ndryshojnë, mbi të gjitha çështja e sigurisë. Nëse do të mund të arriheshin kushte të tilla të pranueshme, do të ishim të lumtur të ishim pjesë e procesit zgjedhor. Edhe pas zgjedhjeve do të ishim një forcë politike, prioriteti kryesor i së cilës është jeta e qetë me shqiptarët dhe të gjitha komunitetet e tjera në Kosovë”.
Të tjera
-
Gërvalla nuk ka të ndalur, ‘sụlmon’ Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar ...
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...
-
Shahin Dervishaj pas ngjarjes tragjike në Gjakovë: Jam thellësisht i pikëlluar, Zoti i mëshiroftë tre fëmijët
Shahin Dervishaj nga PDK, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gjakovë ku si p...
-
Avokati i Popullit bënë thirrje të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...
-
Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovë...
-
Haradinaj: Deçanin do ta bëjmë adresë ballkanike të turizmit dimëror – me Kosovën Fituese
Kandidati i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deçanin do ta bëjnë adresë ...
-
Petkoviq: Asociacioni po pret Kurtin dhe pasardhësin e tij, ky është obligim i Prishtinës
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
-
“Në kohë fushate, njerëzit bëhen për psikiatri”- Befason neuropsikiatri, tregon si ndikon fushata në shëndetin mendor të njerëzve
Në episodin e dytë të emisionit “Zgjohu” që është prodhim i Gazetës Infokus, ...