Sport

Ja vendimet e Komisonit të Garave për ndeshjen Drita – Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 16 August 2018

Komisioni i Garave në mbledhjen e mbajtur me datën 16.08.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjes së Superkupës së Kosovës për edicionin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjes, andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto

V E N D I M E

1.Regjistrohet ndeshja e Superkupes së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatin e arritur në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatit, kontrollorit si dhe të dhënat nga protokoli zyrtar i ndeshjes lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes së Superkupës së Kosovës- Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshja ka pasur fillim në kohën e paraparë dhe rrjedhë e ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezentuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “ Drita” (motivi- tifozët e KF “Drita” para fillimit të ndeshjes kanë hedhur mjete piroteknike në fushë, kurse në min 57 me intezitet më të madh kanë ndezë dhe kanë hedhë në fushë mjete piroteknike, flakadanë që kanë ndikuar në ndaljen e lojës për 8 min, po ashtu shikuesit e KF “Drita” në kor kanë fyer me fjalë banale shikuesit e KF “Prishtina” në ndeshjen e Superkupës së Kosovës, KF Drita – KF Prishtina, e zhvilluar në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me datë 13.08.2018)

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur katë drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedures së paraparë me Propozicione e Rregulloretë FFK-së).

Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR 05 me dt 16.08.2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera